Rrëfimi prekës: Si u vranë 100 fëmijë gjatë luftës së Kosovës

  • 01 September 2019 - 11:25
Rrëfimi prekës: Si u vranë 100 fëmijë gjatë luftës së Kosovës

Në mesin e 1 mijë e 600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë janë edhe 100 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë.

Ekipi i medias ka vizituar një shtëpi në fshatin Poklek të Drenasit, në të cilën janë vrarë 23 fëmijë nga mosha 6 muajsh deri në 12 vjeç.

“I kanë gjuajtur me pushkë automatike, derisa ia ka marrë mendja se i ka vrarë të gjithë ka dalë nga këtu. Eshtrat i kanë çuar në dy cepa. Me kolegët e mi kemi hyrë brenda, i kemi marrë eshtrat në thasë dhe pas lufte kemi bërë varrimin”, ka thënë një familjar.

Kosova Sot Online