A e keni ditur pse ka kaq pak majtakë në botë?

  • 01 September 2019 - 12:35
A e keni ditur pse ka kaq pak majtakë në botë?

Ne vëm bast se nuk takoni shumë majtakë gjatë ditës por edhe gjatë jetës, pasi që përafërsisht vetë, 10% e popullsisë në botë janë majtak.

Dhe kjo cilësi vjen edhe me disa fakte befasuese! Por, pyetja kryesore është se pse ndodh kjo.

Pse disa njerëz bëhen majtakë?

Pozita e foshnjës në bark mund të ndikoj se cilën dorë do ta përdorin

Është gjetur se pozita e foshnjës në tremujorin e fundit dhe pozita e lindjes mund të ndikoj se cilën dorë do ta kenë dominate. Vendosja asimetrike, kur koka kthehet në njërën anë shumicën e kohës, krijon një stimulim asimetrik të sistemit vestibular që çon në uljen e dorës së duhur, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Ultrazë

Një teori tjetër thotë se ultrazëri mund të ndikoj në trurin e foshnjave të palindur. Duke i rritur shanset që fëmija më vonë të dominojë më dorë të majtë.

Ekspozimi ndaj hormoneve

4 studime kanë treguar se nënat e këtyre njerëzve që kanë marr ilaçe të bazuara në estrogjen, kanë më shumë gjasa të jenë majtak sesa të tjerët.

Evolucioni njerëzor

Sa më sociale, aq më shumë janë prirjet e popullatës së përgjithshme drejt njërës anë. Për këtë arsye kemi një shumicë të njerëzve me dorë të djathtë.

Avanatzhet e njerëzve majtak

Këtu keni disa avantazhe të majtakve

Janë vozitës më të mirë

Kjo nuk është vetëm thashethem, por ishte një studim i cili ka konfirmuar se majtakët kanë më pak gjasa të shkaktojnë aksidente.

Kujtesë më të mirë

Majtakët, janë më të mirë në kujtimin e ngjarjeve.

Më mendje hapur

Majtak iu qasen shumë më mirë zgjidhjeve të problemeve.

Janë tipa më sportiv

Majtakët, meshkuj dhe gra mund të jenë më të mirë në sport, si basketboll, tenis dhe lojëra të tjera ku duhet të reagohet shpejt. 

Kosova Sot Online