Papa bllokohet në ashensor, shpëtohet nga zjarrfikësit

  • 01 September 2019 - 13:49
Papa bllokohet në ashensor, shpëtohet nga zjarrfikësit

Papa Françesku ka kërkuar falje për vonesën gjatë fjalimit javor në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se u bllokua në një ashensor në Vatikan.

Udhëheqësi 82 vjeç tha se u bllokua për 25 minuta për shkak të ndërprerjes së rrymës para se të nxirrej nga zjarrfikësit. 

“Më duhet të kërkoj falje që u vonova”, tha Papa duke buzëqeshur në fillim të fjalimit javor. Më pas, ai kërkoi nga personat e pranishëm që të duartrokasin për ta respektuar punën e zjarrfikësve.

“Faleminderit Zotit, erdhën zjarrfikësit dhe i falënderoj shumë. Pas 25 minutash punë, ata ia dolën që ta rikthejnë në punë ashensorin”, shtoi ai.

Rrjetet televizive në Itali, të cilat e transmetojnë drejtpërdrejt fjalimin e tij javor, ishin të shqetësuara për vonesën e pazakonshme dhe dyshonin se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore të Papës, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)