Parashikimi në prag të zgjedhjeve: Ja kur do të ngritën aktakuzat e Speciales

  • 01 September 2019 - 14:23
Parashikimi në prag të zgjedhjeve: Ja kur do të ngritën aktakuzat e Speciales

Mësojeni muajin dhe vitin, që sipas analistit Krasniqi do të ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Nga analistët politikë dhe njohësit e zhvillimeve politike, ishte paralajmëruar verë e nxehtë nga Gjykata Speciale lidhur me aktakuzat dhe arrestimet e mundshme, por një gjë e tillë nuk ndodhi, edhe pse shumë persona u intervistuan.

Tashmë kur Kosova do të shkojë në zgjedhje, janë ngritur edhe më shumë pikëpyetje sa i përket ngritjes së aktakuzave nga kjo Gjykatë.

E lidhur me atë se sa do të ndikojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë në shtyrjen e aktakuzave nga kjo gjykatë, për "Kosova Sot Online" foli analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në Kosovë, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Specialja dhe zgjedhjet janë dy procese të ndara në Kosovë, që sipas tij nuk pritet të kenë ndonjë ndikim në njëra-tjetrën.

“Gjykata Speciale dhe zgjedhjet në Kosovë nuk kanë asgjë të përbashkët. Janë dy gjëra të ndara. Ajo Gjykatë nuk do të ishte themeluar sikur mos të llogarisnin që tek ne do të ketë edhe zgjedhje. Zgjedhjet mbahen në çdo shtet të botes demokratike, kështu që as ne nuk bëjmë përjashtim. Deri më tash janë intervistuar shumë ish pjesëtarë të UÇK-së, por besoj që do të intervistohen edhe dhjetëra të tjerë. Por kjo s'do të thotë që gjithë të intervistuarit do të akuzohen për krime të supozuara të luftës”, thekson Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, aktakuzat e Speciales pritet të ngritën në fillim të vitit 2020. 

“Se kur do të kemi ngritje të aktakuzave, ajo mbetet të shihet në javët dhe muajt në vijim. Besoj që aktakuzat e para mund t'i kemi në fillim të 2020-ës. Nuk besoj që do të kemi ndonjë tronditje të skenës politike nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, sepse është dialogu i pa përfunduar me Serbinë që duhet të mbyllet”, përfundon Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kujtojmë se deri më tani nga Gjykata Speciale janë intervistuar Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Jakup Krasniqi, Sokol Dobruna, Blerim Kuçi, Shukri Buja e shumë figura të rëndësishme politike në vend.

(Kosova Sot Online)