Armë, municione dhe 40 mijë euro, kapet ‘mat’ pronari i një lokali

  • 01 shtator 2019 - 14:54
Armë, municione dhe 40 mijë euro, kapet ‘mat’ pronari i një lokali

Një 54-vjeçar korçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur me armë zjarri, municione luftarake pa leje dhe një sasi prej 40 mijë eurosh të pajustifikuara.

Në pranga ka rënë shtetasi D. Ç., banues në fshatin Dishnicë, i cili mbante në lokalin dhe banesën e tij një pistoletë me mulli, fishekë dhe 40 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili posedonte armë zjarri, municion luftarak pa leje, si edhe një sasi të konsiderueshme eurosh të pajustifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 Euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari.

Shtetas D.Ç., dyshohet të ketë kons

Kosova Sot Online