Uragani “Dorian” ngrihet në kategorinë e pestë

  • 01 September 2019 - 15:37
Uragani “Dorian” ngrihet në kategorinë e pestë

Stuhia “Dorian”, e cila po i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, tashmë është bërë më e ashpër dhe është ngritur në kategorinë e pestë. Pritet që fuqia shkatërruese e tij t’i prekë Ishujt e Bahameve në orët e vona të së dielës.

Parashikuesit e fatkeqësive natyrore thanë se ky uragan e ka fuqinë e shkaktimit të niveleve katastrofale të shkatërrimit. Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami tha se stuhia tashmë ka erëra me shpejtësi prej 255 kilometrash në orë dhe është duke lëvizur drejt perëndimit.

Kjo qendër njoftoi se kushtet e tmerrshme të stuhisë pritet të mbretërojnë në Ishujt Abacos të dielën në mëngjes, ndërsa më vonë edhe në ishullin Granda Bahama.

Miliona amerikanë në brigjet lindore të Floridas, Karolinës Veriore dhe Karolinës Jugore janë përgatitur për pasojat e motit të tmerrshëm që pritet ta sjellë kjo stuhi.

Autoritetet kanë parashikur që uragani “Dorian” të sjellë reshje deri në 60 centrimetra, ndërsa në disa pjesë ato të arrijnë deri në 75 centimetra, sidomos në ishuj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkoi në Maryland për ta parë situatën. Në Bahame, hotelët për turistë tashmë janë mbyllur, banorët janë bërë gati për t’u zhvendosur në rast të vërshimeve dhe zyrtarët i kanë përgatitur barkat. Shumë njerëz janë strehuar nëpër shkolla dhe kisha, shkruan “The Guardian”.

Kosova Sot Online