Ja se çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 02 September 2019 - 07:55
 Ja se çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës. (Ora 10:00)
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-20, do të vizitojë shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan të Suharekës. (Ora 10:00)

Vazhdon seanca e Kuvendit Komunal të Ferizajt. (Salla e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ora 10.00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me Sunny Hill. (MTI, ora 10:30)

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll U21, Rafet Prekazi, së bashku me futbollistët Arton Zekaj dhe Eris Abedini, mbajnë konferencë për media në prag të ndeshjes për kualifikimet për Euro 2021 kundër Anglisë. (Salla e konferencave në stadiumin “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën për media me temën “Sektori privat dhe zgjedhjet”. (OEK, ora 10.30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, investim 3.5 milionë nga Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës. (Gjakovë, ora 12.00)

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton shtëpinë – shkollë të viteve të nëntëdhjeta, të familjes Hertica. (Ora 12.00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të vizitojë shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë. (Ora 13:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Qendrën “Abi Qarshia”. (Prizren, ora 15.00)

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës (PK) zhvillohen lojëra sportive –volejboll. (Pallati i Sporteve ‘Bill Klinton ‘Ferizaj, ora 9.00-16.00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takim me qytetarët e Pejës. (Takimi nis në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku ndodhen zyrat e LDK-së, Dega në Pejë dhe vazhdon deri në parkun e paqes, “Ibrahim Rugova”, ora 18:00)

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës (PK) hapet ekspozita policore në Muzeun e Kosovës. (Ora 19:00)

(Kosova Sot Online)