Vazhdojnë pritjet në Merdare

  • 02 September 2019 - 08:07
Vazhdojnë pritjet në Merdare

Pritjet në kufi deri një orë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova këtë të hënë janë 50 deri në 60 minuta.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Megjithatë, kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona. Kujtojmë se dje në mëngjes pritjet në Merdare kanë qenë deri në 2 orë.

(Kosova Sot Online)