Lajmi i Fundit: Grabitje e armatosur në Shtime

  • 02 September 2019 - 09:38
Lajmi i Fundit: Grabitje e armatosur në Shtime

Sot rreh orës 08:15, në rrugën ,,Tahir Sinani”, në Shtime, ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre.

(Kosova Sot Online )