Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë përkrahjen për Ukrainën

  • 02 September 2019 - 12:19
Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë përkrahjen për Ukrainën

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pense, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë ta përkrahin Ukrainën në konfliktin e këtij shteti me Rusinë dhe për të drejtën e saj për integritet të plotë territorial.

“Uashingtoni është pranë popullit të Ukrainës dhe veçanërisht nga viti 2014, ne e kemi përkrahur fuqishëm integritetin territorial të Ukrainës. Ju siguroj që do ta vazhdojmë përkrahjen për popullin e Ukrainës për sigurinë tuaj, integritetin territorial dhe të drejtën për Krimenë”, tha Pence gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në Varshavë të dielën.

Shtetet e Bashkuara janë aleate të rëndësishme të Ukrainës pasi i kanë vendosur sanksione Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe përkrahjen e ofruar ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Pence dhe Zelenskiy shkuan në Varshavë të Polonisë për të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të tetëdhjetë të nisjes së Luftës së Dytë Botërore.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, kishte thënë gjatë një vizite në Ukrainë se presidenti Donald Trump do të takohet në fundjavë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në Varshavë.

Megjithatë, presidenti amerikan e anuloi vizitën në Poloni për shkak të uraganit “Dorian”, i cili pritet të arrijë në brigjet e Floridës këtë javë, shkruan “Free Europe".

Kosova Sot Online