Misteri i vdekjes së 20-vjeçares nga Peja: U gjet e vdekur në banesën e saj

  • 02 September 2019 - 13:05
Misteri i vdekjes së 20-vjeçares nga Peja: U gjet e vdekur në banesën e saj

Një femër ështe gjetur pa shenja jete në terasën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë. Bëhet fjalë për një 20 vjeçare me inicialet B.L. Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Vdekjen e 20 vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Policia bën të ditur se në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe se do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. 

(Kosova Sot Online)