Një makinë përfshihet në flakë të mëdha, zjarrfikësit assesi nuk po mund t’i ndalin

  • 02 September 2019 - 14:02
Një makinë përfshihet në flakë të mëdha, zjarrfikësit assesi nuk po mund t’i ndalin

Një veturë është djegur në qytetin e Lipjanit. Nga pamjet e siguruara nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, shihet se flaka përhapet shumë shpejt.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, por që hasin në vështirësi në shuarjen e zjarrit. 

Makina e tipit VW bëhet e tëra shkrumb, madje rrezikon edhe makinën tjetër e cila gjendet afër saj.

Madje, në pamje shihet se edhe qytetarët i asistojnë zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po i heton shkaqet.

(Kosova Sot Online)