Ja çka tregon dështimi i koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

  • 02 September 2019 - 15:12
Ja çka tregon dështimi i koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

Në zgjedhjet e 6 tetorit, gara kryesore pritet të jetë mes LDK-së dhe Vetëvendosjes...

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), patën takime të shumta për mundësinë e një koalicioni, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

LDK nuk e ka pranuar ofertën e Albin Kurtit drejtuar kësaj partie e cila ishte për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë për kryeministër. Kurse, Vetëvendosje nuk e pranoi propozimin e LDK-së, që të garohet në koalicion me Vjosa Osmanin si kryeministre.

E duke folur lidhur me dështimin e këtij koalicioni, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Krenar Shala, për "Kosova Sot Online", tha se partitë politike në Kosovë, pa dallim, ende nuk janë të pjekura për të marr pjesë në procesin e shtet-ndërtimit.

Image
Krenar Shala

"Ata nuk po mund dot ta tejkalojnë vetveten duke bërë të mundur sakrifikimin e interesave partiake karshi atyre shtetërore. Megjithë ofertën fer të VV-së kundrejt LDK-së, mendoj që këto dy parti treguan edhe njëherë që më shumë e dëshirojnë veten e tyre sesa shtetit", tha Shala për "Kosova Sot Online".

Tutje, Shala shtoi se ky mentalitet duhet të ndryshoj patjetër, pasi interesi shtetëror duhet të jetë në rend të parë.

“Procesi i shtet-ndërtimit është shumë i ndërlikuar dhe është domosdoshmëri që interesi shtetëror të mirret për bazë më shumë sesa ai partiak gjatë marrjes së vendimeve. Duke e marr parasysh që në mesnatë ishte afati për të regjistruar koalicionet që do të garojnë në zgjedhje, dhe se partitë e mëdha do të garojnë veçmas, atëherë nuk dihet se cila parti do të dalë e para në zgjedhje dhe varësisht nga kjo do të mund ta analizojmë kombinimin e koalicioneve pas-zgjedhore për formimin e qeverisë", përfundoi Shala për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)