Anija amerikane përfshihet nga zjarri, bllokohen mbi 30 njerëz

  • 02 September 2019 - 15:27
Anija amerikane përfshihet nga zjarri, bllokohen mbi 30 njerëz

Raportohet se një anije me më shumë se 30 njerëz është përfshirë nga zjarri afër brigjeve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara.

Roja bregdetare amerikane njoftoi përmes rrjetit social, Twitter, se disa anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga zjarri dhe po i vazhdojnë përpjekjet për njerëzit e mbetur në anije.

Autoritetet njoftuan se njëri nga personat e shpëtuar ka pësuar lëndime të lehta.

Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, ndërsa anija ndodhet afër ishullit Santa Cruz, i cili shtrihet në ujërat perëndimore të Shteteve të Bashkuara, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)