Partia Demokratike e Kosovës nënshkruan marrëveshje koalicioni me këtë parti...

  • 02 September 2019 - 16:26
Partia Demokratike e Kosovës nënshkruan marrëveshje koalicioni me këtë parti...

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.

Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)