Momenti dramatik kur demi sulmon spektatorët, 2 persona në rrezik për jetë

  • 02 September 2019 - 17:16
Momenti dramatik kur demi sulmon spektatorët, 2 persona në rrezik për jetë

Një ngjarja dramatike ka ndodhur në qytetin Giron të pjesës veri-lindore të Spanjës, kur njëri dem e ka sulmuar turmën e spektatorëve të cilët ishin mbledhur për ta shikuar shfaqjen.

Njëri nga personat e lënduar është në gjendje kritike për jetë ndërsa gjendja e tjetrit është serioze. Dy persona të tjerë të lënduar kanë marrë lëndime po pa iu rrezikuar jeta.

 

Në total 19 persona janë lënduar deri sa njëri nga policët u detyrua që ta vrasë demin i cili po sulmonte spektatorët.

Pamjet tregojnë momentin kur kafsha e fuqishme kërcen në pjesën ku një grup i madh njerëzisht po qëndronin dhe po e shijonin spektaklin me dema. Por papritur njëri nga ta i sulmon.

Shumica e njerëzve dëgjohen duke bërtitur dhe duke vrapuar për ta shpëtuar kokën edhe pse disa prej tyre shihen se tentojnë ta kapin në bishtin e tij ose tek brirët, por ishte e kotë që ta kontrollonin atë.

 

Disa prej personave kishin hyrë nën pjesën e shkallëve për t’u fshehur ndërsa disa të tjerë kishin vrapuar në pjesën e jashtme të rrethojës.

Incidenti ka ndodhur në orën 19:30 ditën e diele, gjatë një festivali tradicional. 

Kosova Sot Online