Analisti i njohur alarmon keq Kosovën: Ja rreziku i madh për ndarjen

  • 02 September 2019 - 20:07
Analisti i njohur alarmon keq Kosovën: Ja rreziku i madh për ndarjen

Mathew Palmer do të jetë përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor...

Emërimi i Mathew Palmer si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, po shihet si një rritje e interesit amerikan për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analistët politikë e shohin zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit, Metthew Palmer si përfshirje in-direkte të SHBA-së.

Analisti politik, Florim Zeqa, në një prononcim për “Kosova Sot Online”, ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE-së, gjegjësisht dështimit të shefes së politikës së jashtme Federica Mogherini, për të gjetur zgjidhjen e cila çon në uljen e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë përpjekjet e administratës Trump për rifillimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve dhe kundërthënieve qindra vjeçare mes dy shteteve.

Image
Florim Zeqa

"Emërimi i zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, nënkupton përfshirjen (in) direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi. Shprehja e gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara, gjegjësisht e administratës Trump për mbështetjen e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe një marrëveshje të mundshme që përfshin shkëmbimin e territorit midis dy vendeve, është paralajmërim i një kompromisi tepër të dhimbshëm për Kosovën", tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas ti, emërimi i Palmer i ardhur pas takimit midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Neë York në fillim të këtij muaji, nuk është ogurë i mirë për Kosovën, ngase, siç thotë ai, kur dihet fakti se Metthew Palmer njihet si pro-serb, përkatësisht mbështetës i idesë serbe për shkëmbimin e territoreve. 

“Kur kësaj i shtohet edhe kërkesa e Rusisë për t'u bërë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, shtohet akoma më tepër rreziku i humbjes së një pjese të konsiderueshme të tërësisë territoriale të Kosovës në emër të normalizimit të marrëdhënjeve mes dy shteteve. Ky fakt, më tepër se dëshirë për marrjen e pushtetit, duhet të jetë shqetësim për partitë politike dhe të nominuarit për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme. Përballja e Kosovës në dialog me Serbinë me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Rusisë, do të jetë sfida e parë dhe e pakapërcyeshme e qeverisë së re të Kosovës. Përfshirja e SHBA-ve dhe Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, në një formë e paraqet dakordimin mes dy supërfuqive botërore, si garantuese të marrëveshjes mes dy shteteve dhe paqes afatgjate në Ballkan", deklaroi Zeqa për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)