46 aksidente brenda 24 orëve, policia jep detaje

  • 03 September 2019 - 08:54
46 aksidente brenda 24 orëve, policia jep detaje

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente.

Sipas njoftimit, 13 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 33 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 69 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

(Kosova Sot Online)