46 aksidente brenda 24 orëve, policia jep detaje

  • 03 September 2019 - 10:17
46 aksidente brenda 24 orëve, policia jep detaje

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, 13 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 33 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 69 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

(Kosova Sot Online)