Perry Ellis International sjell Brendet Kryesore në Tregun e Kosovës

  • 03 September 2019 - 12:17
Perry Ellis International sjell Brendet Kryesore në Tregun e Kosovës

Brendet e Trashëgimisë Amerikane zgjerohen në Evropën Lindore

Miami, FL (15 gusht 2019) – Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUM LLC me bazë në Kosovë, njofton opinionin e gjerë për zgjerimin e brendeve premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhePerry Ellis AMERICA® në tregun e Evropës Lindore , duke hyrë në këtë treg fillimisht me dyqanin e parë në Kosovë dhe për të vazhduar zgjerimin në gjithë rajonin.

Brendi Amerikan i modës Perry Ellis® u ngrit nga Perry Ellis, i cili ishte një dizajner i freskët, me mendim progresiv , që nuk zhytej në të zakonshmen. Karakteri i tij nuk ka ndryshuar që nga koleksioni i parë Amerikan i dizajnerit, nga viti 1976. Sot, Perry Ellis është një brend botëror i stilit të jetesës që vazhdon të ndryshojë industrinë përmes veshjeve, mbathjeve, aromave dhe aksesorëve që janë të përshtatshme në punë, përditshmëri dhe për të luajtur e argëtuar.

Duke ndërtuar në trashëgiminë e brendit me një pamje të re dhe të freskët, Perry Ellis debutoi me koleksionin e arkivit të viteve 90-ta të veshjeve rrugore, Perry Ellis AMERICA®, me një seri të koleksioneve sezonale të kapsulave nga nën-grupi legjendar amerikan. Secila kapsulë është një përzierje e interpretimeve të rishikuara dhe të përditësuara e të dizajneve origjinale që kanë në shënjestër konsumatorët e moshave 16 – 24 vjeqare.

Në vitin 1955 Munsingwear® me bazë në Minneapolis – një kompani për furnizime ushtarake dhe të brendshme – ishte e para që prezantoi në Amerikë një bluzë legjendare të golfit – një Original Penguin®. I njohur për veshjet unike, me humor dhe të orientuara në detaje, Original Penguin ofron një gamë të plotë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave për meshkuj dhe fëmijë.

“Zgjerimi ynë ndërkombëtar është një iniciativë kyçe për zhvillimin e strategjisë sonë të biznesit. Ne jemi të fokusuar të globalizojmë këto brende të forta të Amerikës së Veriut. Shpërndarja në tregjet e reja në zhvillim brenda Evropës Lindore, siç është Kosova, na mundëson prezantimin e brendeve legjendare Amerikane për shitësit me pakicë dhe vet konsumatorët,” thotë z. Oscar Feldenkreis, CEO dhe president.

Dyqanet në Kosovë janë planifikuar të hapen më 9 shtator 2019, për futjen në tregun e Ballkanit të këtyre brendeve premium Amerikane . Brendet i shërbejnë nevojave të audiencave të ndryshme , duke lejuar kështu një ofertë të gjithanshme të produkteve, duke filluar nga pamjet rastësore deri tek ato më zyrtare.

Brendi Perry Ellis është moda më e përparuar, duke kombinuar produktin që është i gatshëm në e për të gjitha rastet. Perry Ellis America ofron produkte me rrënjë në vitete 90’ta, për klientë më të rinj, përderisa An Original Penguin nga Munsingwear ofron një përzgjedhje prej klasikeve të mesit të shekullit te kaluar me një gërshetim shumë modern me frymëzim nga e vjetra dhe rastësorja, për segmentin e klientëve që e përcjellin modën, per ata që kanë shijen më të mirë dhe të rafinuar.

Ky zgjerim i brendeve premium të trashëgimisë Amerikane do të mbështetet nga një program i gjerë i marketingut që synon të prezantojë në tregun Kosovar këto brende të trashëgimisë Amerikane.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni pery.com, perryellis.com, perryellisamerica.com originalpenguin.com, originalpenguin.co.uk.

Për Perry Ellis International

Perry Ellis International Inc. është një dizajnues lider, distributor dhe licencues i një linje të gjerë të veshjeve, aksesorëve dhe aromave me cilësi të lartë për burra dhe gra. Koleksioni i kompanisë i këmishave zyrtare dhe atyre të rastit, veshjeve sportive të golfit, xhamperë, pantollona zyrtar, pantollona dhe pantollona të shkurtër të rastit, xhinseve, veshjeve sportive, fustanë dhe bikini për meshkuj dhe femra janë në dispozicion përmes të gjitha niveleve kryesore të shpërndarjes e shitjes me pakicë. Kompania, përmes filialeve të saj ne pronësi të plotë, zotëron një portofol të brendeve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë: Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, Laundry by Shelli Segal®, Rafaella®, Cubavera®, Ben Hogan®, Savane®, Grand Slam®, John Henry®, Manhattan®, Axist® and Farah®. Kompania rrit listën e saj të brendeve duke licencuar marka tregtare nga palë të treta, duke përfshirë: Nike® për bikini, Callaway®, PGA TOUR® dhe Jack Nicklaus® për veshje golfi. Informacion shtesë mbi kompaninë është në dispozicion në www.pery.com.

EMPORIUM LLC

EMPORIUM LLC është pjesë e grupit të suksesshëm familjar, i themeluar në Kosovë, 29 vjet më parë. Selia qendrore dhe shou room-I është i vendosur në Prishtinë. Ne përfaqësojmë ,shpërndajmë dhe jemi licencues të brendeve ndërkombëtare të modës. Biznesi ynë fillon me një pasion dhe përkushtim profesional për brendet tona dhe një kuptim të thellë të klientëve tanë, ku ne veprojmë si një qendër e besueshme midis brendeve tona dhe shitësve me pakicë. Ne mbajmë filozofinë e të qënit një kompani shpërndarëse e qëndrueshme, e larmishmedhe 360 ° e orientuar drejt shërbimit . Të gjithë shitësit me pakicë që janë të interesuar për brendet PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA dhe PENGUIN ORIGINAL në Evropën Juglindore mund të na kontaktojnë përmes e-mailit: emporiumdistribution. [email protected]

(Kosova Sot Online)