Nga djegia e shtyllës elektrike digjen pjesërisht edhe dy vetura në Lipjan

  • 03 September 2019 - 13:41
Nga djegia e shtyllës elektrike digjen pjesërisht edhe dy vetura në Lipjan

Ditën e djeshme rreth orës 12:45 është raportuar për djegien e një shtylle elektrike në Lipjan.

Si pasojë e saj janë djegur pjesërisht edhe dy vetura me targa vendore pronë e dy ankuesve meshkuj K-Shqiptarë. 

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)