Kosnett për ngritjen e flamurit në Ambasadë: Krenar me shtëpinë e re

  • 03 September 2019 - 13:45
Kosnett për ngritjen e flamurit në Ambasadë: Krenar me shtëpinë e re

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë me shtëpi të re në Republikën e Kosovës.

Ata kanë ndërtuar një prej ambasadave më të mëdha në Prishtinë, që është edhe më e madhja në rajon.

E ngritjes së flamurit të SHBA’së në këtë ambasadë i është gëzuar jashtëzakonisht shumë ambasadori, Philip Kosnett, i cili thotë se ndjehet krenar për një gjë të tillë.

“Moment krenarie në Ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara, derisa ngritëm Yjet dhe Vizat për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij zyrtar në Twitter.

(Kosova Sot Online)