U akuzua se parkoi veturën në vend të gabuar, gjykatësi ia fal dënimin për një arsye prekëse

  • 03 September 2019 - 14:10
U akuzua se parkoi veturën në vend të gabuar, gjykatësi ia fal dënimin për një arsye prekëse

Një video e shpërndarë në rrjete sociale ku shihet një grua duke u gjykuar se e ka parkuar veturën e saj në vend të gabuar, është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë nëpër rrjete sociale. Kimberly kishte parkuar veturën e saj në vend të gabuar dhe për këtë i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje. Por, ajo nuk kishte mundur ta paguante pasi brenda dy javësh ajo kishte humbur dy familjarë, e kjo e ka prekur edhe gjykatësin i cili ia ka falur dënimin

“Caught in Providence” është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale.

Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” derisa ka shqyrtuar rastin e Kimberly, ka thënë se asaj i është shqiptuar tiketa e kundërvajtjes pasi e ka parkuar veturën e saj në vend të gabuar.

Përveç parkimit, ajo nuk ishte paraqitur me kohë në Gjyaktë, por për këtë kishte një arsye prekëse. 

“Unë duhet të isha këtu me 17 maj por nuk arrita që të vij për shkak se vëllai im ndërroi jetë me 11 maj dhe më duhej që të kujdesesha për mbesën time, pra vajzën e tij. Kohët kanë qenë të vështira për mua që nga ajo ditë dhe nuk ka mundur që të shfaqem në gjykatë. Ndërsa tiketa e dënimit për parkim që e kam marrë ishte jashtë vendit tim të punës, dhe nuk e kam marrë lajmërimin në dritaren e makinës, por e mora përmes postës, që edhe posta e dërgoi gabim. Me të gjitha këto që ndodhën, dy javë pasi më vdiq vëllai, e humba edhe xhaxhain, dhe mbesa ime ende është nën kujdesin tim, pra ka qenë pak e vështirë për mua, nuk dua të gënjej”, tha Kimberly.

Gjykatësi i tha asaj se ka njerëz zemërmirë të cilët kanë dhuruar çeçe me para për njerëzit që do të kenë nevojë dhe se do t’i përdorë ato për rastin e Kimberly.   

“Paske pasur kohë të vështira. Kur kalojmë ndonjë periudhë të vështirë ndonjëherë mendojmë që na duket se jemi vetëm, mendojmë që bota po rrotullohet. Nuk ka shumë njerëz të dinjitetshëm në botë që kujdesen për njerëzit e tjerë. Ka njerëz që dhurojnë donacion në gjykatë për t’i paguar dënimet e personave të cilët kalojnë periudha të vështira. Këtu e kam një çek me 100 dollarë nga një donator nga Kanadaja, dhe një grua anonime dhuroi 25 dollarë, duam që këto para t’i dhurojmë për persona që me të vërtetë kanë nevojë. Do t’i përdori këto dy çeqe për ty. Dua ta kuptosh që jashtë ka njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin. Mund të dalësh, Zoti do të të dojë”, tha Caprio.

Kimberly shtoi se vëllai i saj vdiq në moshën 39-vjeçare dhe se i ka lënë dy vajza. Njëra prej vajzave është në moshën 10-vjeçare dhe Kimberly duhet të kujdeset për të ndërkaq vajza tjetër është 22-vjeçare dhe mund të kujdeset për vetën.

(Kosova Sot Online)