Adoleshenti u verbua se hante patate të skuqura dhe patatina

  • 03 shtator 2019 - 16:32
Adoleshenti u verbua se hante patate të skuqura dhe patatina

Shumë prindër e dinë mirë sfidën që kanë cdo ditë me fëmijët që kanë problematikë në të ushqyer. Të gjithë kemi në shtëpi, apo kemi hasur prindër që janë të shqetësuar se të vegjëlit e tyre janë gjithnjë e më shumë të prirur të konsumojnë ushqime ‘fast’ dhe të pashëndetshme, për të mos folur për patatinat dhe cibukët e cokollatat e blera në markete.

Por kjo gjë është duke u bërë shumë dëm të vegjëlve.
BBC shkruan sot se ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e kësaj lloj ushqyerje pasi një adoleshent humbi shikimin sepse në dietën e tij kishte vetëm patate të skuqura dhe patatina.

Mjekët në Bristol që ishin përkujdesur për 17-vjeçarin thanë se shikimi i tij erdhi duke u përkeqësuar deri në verbëri.

Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, bukë të bardhë, si dhe ndonjëherë ndonjë fetë proshutë ose sallam.

Testet zbuluan se ai kishte mangësi të mëdha vitaminash dhe dëmtime serioze në organizëm si pasojë e kequshqyerjes.

“E kuptuam që diçka nuk shkonte kur e pamë të kthehej nga shkolla me ushqimin të paprekur. Unë i vendosja gjithmonë fruta me vete, por ai nuk i fuste në gojë dhe gjithmonë ishte shumë i dobët”, ka treguar e ëma e djalit.

(Kosova Sot Online)