Deputeti gjerman deklarohet rreth idesë për ndryshim të kufijve

  • 03 September 2019 - 16:57
Deputeti gjerman deklarohet rreth idesë për ndryshim të kufijve

Deputeti i CDU-së, Peter Beyer, është shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufijve.

Ai pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në Prishtinë, tha se duhet të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit.

“Dëshiroj t’ju transferojë dy porosi: është një gjë e mirë që kemi një parti si LDK, që si kandidate ka një grua, dhe nuk e ka të nevojshme që të hyjë në koalicione parazgjedhore me dikë tjetër. Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është – pa ndryshim të kufijve”, tha Beyer.

(Kosova Sot Online)