Deputeti ndërron kah, Boris Xhonson humb shumicën

  • 03 September 2019 - 17:18
Deputeti ndërron kah, Boris Xhonson humb shumicën

Deputeti i konservatorëve britanikë, Philip Lee, ka shkuar me partinë e Demokratëve Liberalë, teksa kryeministri Boris Xhonson përballej me rebelët e partisë së tij në lidhje me Brexit-in.

Deputeti Lee vendosi të bashkohet me kundërshtarët pikërisht teksa kryeministri i drejtohej parlamentit me një fjalim. Lëvizja e tij do të thotë që Boris Xhonson nuk e ka më shumicën në parlament.

Lee tha se “qeveria po ndiqte një proces dëmtues në lidhje me Brexit-ni, shumë larg parimeve, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe mirëqenien e tyre”.

Xhonson, nga ana tjetër, u tha parlamentarëve se ai donte një Brexit të negociuar me BE-në, dhe këmbënguli se procesi ka pasur përparime.

(Kosova Sot Online)