Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë nesër protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

  • 03 September 2019 - 19:08
Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë nesër protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Përmes një njoftimi drejtuar medieve është bërë e ditur se banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë nesër do të protesojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri.

Në njoftimin e tyre thuhet se nga ora 10:00 deri në orën 11:00, banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Rexhep Luci”, do të kërkojnë “të drejtat e tyre elementare”.

Në kryeqytetit ekziston një numër i madh i kafiterive të cilat gjatë gjithë kohës janë të mbushura. Shpesh këto kafiteri nuk respektojnë rregullat e mbajtjes nën nivelet e lejuara të zhurmës që vie nga muzika. Madje ato shpesh herë edhe e kalojnë orarin e lejuar për të lëshuar muzikë.


(Kosova Sot Online)