Daçiq i thotë Palmerit: Nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju

  • 04 September 2019 - 07:59
Daçiq i thotë Palmerit: Nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka “vjedhur spektalin” në një takim me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Bhejget Pacolli, në Bled të Sllovenisë.

Daçiq foli për bashkëshorten e Palmer, e cila ka prejardhje nga një vend i rajonit.

“Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiq, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura tek të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiq.

Pasi u kthye në seriozitet, Daçiq tha se Palmerin e pret një punë e vështirë në rajon.

“Nuk ka punë të lehtë, por Serbia do të jetë konstruktive, prioritete janë situata në BiH, fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a do fitoj Kosova liberalizimin dhe cila është perspektiva e regjionit”, tha ai.

Serbët, shtoi ai, “nganjëherë mendojmë se raporti mes Prishtinës dhe Beogradit është prioriteti kryesor, por ai ka edhe tema tjera”.

(Kosova Sot