Policia e Kosovës ka një ftesë për ju

  • 04 September 2019 - 08:14
Policia e Kosovës ka një ftesë për ju

Sot në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të PK-së,  sot nga ora 08:00 – 16:00, sipas planifikimeve do të jetë `Porta e Hapur` në të gjitha Stacionet Policore të të gjitha Rajoneve.

Në kuadër të DRP-Prishtinë, sot duke filluar nga ora 10:00,  në Stacionin policor “Qendra”  në Prishtinë, pritet të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do te priten nga stafi menaxhues i PK-së.

Njësoj edhe në Gjilan, ku dje Policia njoftoi se qytetarët e interesuar mund të shkojnë t’i vizitojnë stacionet dhe njësitë policore.  

(Kosova Sot Online)