Ngjarje e rëndë: Shokët e klasës e lyejnë me benzinë 8-vjeçarin dhe i vënë flakë

  • 04 September 2019 - 09:04
Ngjarje e rëndë: Shokët e klasës e lyejnë me benzinë 8-vjeçarin dhe i vënë flakë

Një djalë, 8-vjeç është duke luftuar me jetën, pasi u sulmua nga disa shokë klase.

Ngjarja ndodhi në Rusi, ku 8-vjeçari i quajtur Kyrylo Yatsun, ka pësuar djegie në 35 për qind të trupit të tij, pasi u sulmua nga djemtë, ndërsa po luante në bllokun e pallateve poshtë shtëpisë së tij.

Djemtë, të cilët e ngacmonin atë edhe në shkollë, i ishin afruar djaloshit dhe e kishin lyer bluzën e tij me benzinë dhe më pas i dhanë flakën me një çakmak.

Sipas “Daily Mail” djaloshi ishte shtrirë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa djemtë e tjerë qeshnin me të madhe. Në ndihmë të tij shkuan disa të rritur që ndodheshin aty pranë. Ai ndodhet në spital nën kujdes intensiv, ndërsa pësoi djegie në kokë, duar e shpinë.

Nëna e tij tregoi se kishte qenë duke gatuar, ku disa fëmijë i kishin thënë se i biri ishte lënduar. “E pashë atë të shtrirë në tokë dhe lëkura e tij tek këmbët dhe barku ishte tërësisht e djegur. Ai më tha se ata djem ja bënë këtë pa asnjë arsye. Ata nuk janë fëmijë, ata janë përbindësha”, tha ajo.  

(Kosova Sot Online)