Kurti për refuzimin që ia bëri LDK’ja: S’po lëshojnë pe

  • 04 September 2019 - 09:35
Kurti për refuzimin që ia bëri LDK’ja: S’po lëshojnë pe

E dëshiroi shumë një koalicion parazgjedhor me LDK’në, por kjo e fundit refuzoi çdo ofertë të Vetëvendosjes, duke e kërkuar me çdo kusht postin e Kryeministrit. Për këtë, Albin Kurti është shprehur se ka qenë dorë lirë, por ata nuk kanë lëshuar pe

Lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për herë të parë pas dështimit të koalicionit me LDK’në.

“Unë kam qenë dorë çlirët, ata nuk kanë lëshuar fare pe. Unë kam qenë i gatshëm të heq dorë nga pozita e kryeministrit, të merremi vesh njëherë me LDK-në dhe mandej të shkojmë në Këshill të Përgjithshëm dhe të jem numër 2 aty, kur numri 1 merr më shumë vota se numri 2”  , kështu është shprehur në një intervistë për media.

Ndër të tjera, ai është shprehur optimist se VV do t’i fitojë këto zgjedhje, ani pse shumë herë tha se bashkë me LDK’në, partia e tij do ishte më e fuqishme.

Kujtojmë se Kurti ditë më parë i bëri thirrje publikisht Mustafës që të bëjnë një marrëveshje të re, ku Osmani do të ishte numri 1, ndërsa Kurti 2, dhe cili të merrte më shumë vota, të zgjedhej kryeministër, ofertë të cilën LDK e refuzoi.

(Kosova Sot Online)