Aksident në Gjilan, vetura godet këmbësoren

  • 04 September 2019 - 12:05
Aksident në Gjilan, vetura godet këmbësoren

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Gjilan ku një veturë ka goditur një këmbësore të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës ku dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Pas trajtimit viktima është liruar për në shtëpi, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)