Një 72 vjeçar në Rahovec dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë, nisin hetimet

  • 04 September 2019 - 12:07
Një 72 vjeçar në Rahovec dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë, nisin hetimet

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Komunën e Rahovecit. Një i moshuar nga komuniteti serb dyshohet ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar, po ashtu nga komuniteti serb.

Të paktën kështu e thotë nëna e fëmijës e cila në orët e mesnatës është nisur drejt stacionit Policor të Gjakovës për ta lajmëruar rastin.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Lirie Podrimaj, zëdhënësja e Policisë së Gjakovës.

“Dje pak para mesnatës në stacionin policor në Gjakovë ka ardhur ankuesja femër (nëna e të miturit) me akuzën se një person i lindur në vitin 1947 pra 72 vjeçar ia ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 8 vjeçar” tha Podrimaj.

Policia tani ka filluar hetimin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme për ta vërtetuar nëse fëmija është dhunuar me të vërtetë ashtu siç pretendon e ëma, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ekipet e policisë janë duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” tha Podrimaj.

Fëmija 8 vjeçar tani i është nënshtruar analizave mjekësore dhe po pritet përgjigje nga ana e mjekëve.

“Ndaj te miturit do të bëhen analizat nga ana e mjekëve ligjor për t’i vërtetuar akuzat e nënës” shtoi ajo.

Ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e të miturit është stabile. 

(Kosova Sot Online)