Misteri i kufomës në Liqen, dëshmia e shqiptares pritet të zbardhë gjithçka, veprimet e fundit para se...

  • 04 September 2019 - 13:23
Misteri i kufomës në Liqen, dëshmia e shqiptares pritet të zbardhë gjithçka, veprimet e fundit para se...

Zbulimi i jashtëzakonshëm i trupit të Rosario Tilotta, pensionistit nga Scanzorosciate i cili u zhduk në vitin 2004, akoma është i mbuluar me mister. Ai ishte në bordin e makinës së tij tip Ford Fiesta, më shumë se 80 metra thellësi në liqenin Iseo. Hetuesit po hetojnë të gjitha opsionet e mundshme; Ishte aksident, vetëvrasje apo vrasje?!

Policia italiane ka rënë në gjurmët e Elva Kurtit, ish-gruaja e Tilottas me kombësi shqiptare. Ajo është larguar nga Italia më shumë se një dekadë më parë, atëherë kur nuk kishte asnjë gjurmë për të.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja do të rikthehet në Itali ditët e ardhshme. Kurti, e cila tani jeton në Mal të Zi është larguar nga Italia në vitin 2007, rreth tre vite pas humbjes misterioze të burrit të saj të moshuar.

Sic shkruajnë sot mediat italiane, 4 shtator, Elva Kurti, me origjinë shqiptare, ishte kontaktuar nga një i njohur i saj (një person i besueshëm, kanë specifikuar hetuesit) i cili jeton jashtë krahinës ku ka ndodhur ngjarja. Gruaja shqiptre ka pasur një komunikim telefonik me Karabinierët e Bergamos që e kane njoftuar të martën e 3 Shtatorit dhe ajo ka konfirmuar se ndodhet në Mal të Zi.

Pasi dëgjoi për lajmin se ishte zbuluar trupi në liqen i Rosario Tilotta, i njohuri e telefonoi ish-gruan e te moshuarit, duke i treguar asaj për atë që po ndodhte ne Itali.

Kështu Elva ka vendosur të kthehet në Itali (nga ku u largua në vitin 2007) për të deshmuar para karabinierëve në ditët në vijim.

Image

Elva Kurti, e njohur edhe si Marianna, gruaja 22 vjet më e re se Tilotta, u takua dhe u martua me 59-vjeçarin e lindur në Sicili dhe u ndanë në korrik 2004 pak para se të zhdukej italiani pa gjurmë. E 3 vjet pasi burri i saj Rosario Tilotta ishte zhdukur, pra në vitin 2007, edhe ajo dukej se kishte humbur gjurmet, deri dje, kur policia permes nje te njohuri e kontaktoi dhe mesoi se ajo ndodhej ne Mal te Zi.

Një dëshmi e çmuar për të rindertuar ate se cfare ka ndodhur ato ditë kur u zhduk burri i saj.

Gruaja, kur u largua nga Italia, ajo ishte cregjistruar nga zyra e Gjendjes Civile. 

Në vitin 2005, shqiptarja lindi Roberton, nga lidhja me nje burre shqiptar, me të cilin ajo ishte takuar në Shqipëri gjatë pushimeve.

Historia e saj do të kanalizojë hetimet, të koordinuara nga prokurori Giancarlo Mancusi, por mbi të gjitha do të ndihmojë për të rindertuar detajet mbi Rosario Tilotta, që i pëlqente të shpenzonte shume para dhe që, sipas variantit të të vëllait të tij Diego, ishte futur ne rruge të këqij , madje edhe ato që lidhen me prostitucionin.

(Kosova Sot Online)