Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani

  • 04 September 2019 - 13:43
Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Këshillit të Qendrës kanë votuar 6 kandidatë për deputetë nga ky qytet.

Nga të zgjedhurit janë tre burra dhe tri gra.

Ata janë, Nevdaz Isufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ismajl Kurteshi,  Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi-Murtezi, dhe Alban Hyseni.

(Kosova Sot Online)