Aksident në Graçanicë, pesë persona mbesin të lënduar

  • 04 September 2019 - 16:02
Aksident në Graçanicë, pesë persona mbesin të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasditës në Graçanicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura

Lajmin për media e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)