Kina akuzon SHBA’në se po dërgon ilegalisht armë në Hong Kong

  • 04 September 2019 - 16:20
Kina akuzon SHBA’në se po dërgon ilegalisht armë në Hong Kong

Autoritetet kineze kanë akuzuar kompaninë amerikane Fedex, e cila ofron shërbime postare nëpër gjithë botën, për tentim të dërgimit ilegal të armëve të ftohta në Hong Kong ku po mbahen protestat masive, ka publikuar gazeta “South China Morning Post”.

Kina akuzon SHBA për dërgim ilegal të armëve në Hong Kong.

Gazeta shkruan se në njërën prej zyrave të Fedex-it në Kinën kontinentale është regjistruar dërgesa me një komplet të “thikave jostandarde”, e cila ishte e dedikuar për Hong Kong.

Sipas pretendimeve të gazetës kineze, shitja, prodhimi dhe blerja e thikave të tilla në Kinë kërkon miratim të posaçëm, sepse janë në kategorinë e “armëve të rrezikshme”.

Dërgesa është konfiskuar dhe janë duke u zhvilluar hetimet e këtij “rasti”.

Nga Fedex janë përgjigjur se dërgesa është trajtuar në harmoni me standardet e procedurave të sigurisë. Kompania pretendon se dërgesën e ka bërë një klient i rregullt dhe se nuk është shkelur asnjë rregull.

Në fund, dërgesa nuk arriti deri te marrësi, identiteti i të cilit nuk përmendet. Nuk është zbuluar as numri i thikave për të cilat bëhet fjalë, e as karakteristikat e tyre.

(Kosova Sot Online)