Ja dëshmia, Gjermania ‘shuplakë’ të fortë Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe Edi Ramës

  • 05 shtator 2019 - 07:45
Ja dëshmia, Gjermania ‘shuplakë’ të fortë Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe Edi Ramës

Deklarata e deputetit gjerman, Peter Beyer në Prishtinë është edhe një shuplakë tjetër për Thaçin dhe argatët e tij, si Baton Haxhiu dhe Edi Rama....

Qëndrimi i pa ndryshueshëm i shtetit gjerman karshi bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje të pajtimit dhe njohjes së ndërsjellët, duke mos cenuar kufijtë ekzistues, sipas analistëve politikë, po vazhdon të mbetet një shpresë e madhe për dështimin e plotë të planit Thaçi -Vuqiq që kjo marrëveshje të arrihet edhe përmes idesë së shkëmbimit-korrigjimit të kufijve në dëm të tërësisë territoriale të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

Madje analistët e kanë vlerësuar si tepër të rëndësishme vizitën e deputetit të CDU-së, Peter Beyer të cilën e zhvilloi ditë më parë në Beograd, pastaj edhe në Prishtinë, e ku para përfaqësuesve politikë të Kosovës u deklarua haptas se qëndrimi gjerman mbetet i pa lëkundur dhe nuk mbështet në asnjë mënyrë ideja e korrigjimit të kufijve si zgjidhje për arritjen e marrëveshjes.

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se sjellja e këtij mesazhi në mes të Prishtinës është një grusht tjetër i drejtpërdrejtë kundër Hashim Thaçit dhe servilëve të tij, Baton Haxhiut dhe Edi Ramës, që vazhdimisht e kanë mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve kur e tha qartë se “Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve”.

Madje sipas Zeqës, rikonfirmimi gjerman i qëndrimit për këtë proces konsiderohet edhe një inkurajim plus për qeverinë e re që të ndryshojë strategjinë e veprimit dhe të kërkojë llogaridhënie nga presidenti Thaçi, për përpjekjen në tentativë të rrezikimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës të garantuar dhe sanksionuar me Kushtetutë.

“Konsistenca në qëndrime e ka kthyer Gjermaninë në aleatin më besnik evropian për Kosovën. Qëndrimin i prerë për bisedimet me Serbinë, e ka bërë Gjermaninë avokatin më të fuqishëm evropian në kundërshtimin e idesë kriminale Thaçi-Vuqiq për shkëmbimin e territoreve. Diplomacia gjermane nën drejtimin e zonjës së hekurt, Angela Merkel është bërë pengesa kryesore e planit ndarës të Kosovës”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, pas këtij rideklarimi të pozitës gjermane karshi këtij procesi, vjen edhe një ulje e madhe e autoritetit të Hashim Thaçit si president i vendit, i cili hapur në disa raste ka deklaruar se është në favor të korrigjimit të kufijve me Serbinë, respektivisht në favor të shkëmbimit.

“Deklarimi i kundërshtues i deputetit të CDU-së, Peter Beyer për idenë e ndryshimit të e kufijve kur e tha qarë se jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve, ishte një grusht tjetër i rënd dhe drejtpërdrejtë kundër Hashim Thaçit dhe servilëve të tij shkurtë pamës. Qëndrimi i diplomacisë gjermane duhet të jetë një inkurajim shtesë për qeverinë e re që të ndryshon strategjinë e veprimit dhe të kërkon llogaridhënie nga presidenti Thaçi për përpjekjen në tentativë të rrezikimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës të garantuar dhe sanksionuar me Kushtetutë. Deklarata e deputetit gjerman, Peter Beyer në Prishtinë është edhe një shuplakë tjetër për Thaçin dhe argatët e tij, si Baton Haxhiu dhe Edi Rama. Njëherit kjo është edhe një dëshmi se Gjermania është ajo e cila po e mbron në çdo mënyrë tërësinë territoriale të Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, përfshirja në procesin e bisedimeve me Serbinë të diplomacisë amerikane dhe gjermane, në cilësinë e lehtësuesit të procesit, do të jetë edhe një avantazh shtesë në favor të kundërshtimit dhe pamundësimit të idesë së ndarjes.

“Prandaj, për aq sa është i mirëpritur involvimi i SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, do të ishte e dobishme edhe bashkëngjitja e Gjermanisë në këtë proces krucial për Kosovën dhe paqen afatgjate në rajon”, përfundoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)