Kaq persona do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

  • 05 September 2019 - 07:53
Kaq persona do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, të drejtë vote kanë 1.972. 466 votues. Nga lista votuese janë larguar 33.791 emra pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv  i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Enis Halimi, tha se krahasuar me listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet lokale  2017, në listën votuese preliminare për zgjedhjet  e 6 tetor janë mbi 81 mijë votues më shumë.

Halimi tha se që nga 30 gushti kur edhe ka nisur aplikimi për regjistrim për votuesit jashtë vendit, deri tani kanë pranuar 4.977 aplikacione të cilat janë në fazën e vlerësimit.

Drejtori ekzekutiv për regjistrim të partive politike, Yll Buleshkaj tha se deri më tani asnjë subjekt politik apo kandidat i pavarur nuk ka aplikuar për certifikim.

Me 6 vota pro, 3 kundër në këtë mbledhje të KQZ-së u miratua edhe propozimin për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore sipas komunës përkatëse me 6 vota pro dhe 3 kundër.

(Kosova Sot Online)