Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

  • 05 September 2019 - 07:55
Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi dje se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.

(Kosova Sot Online)