Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë, sot dalin me listën e deputetëve

  • 05 September 2019 - 09:39
Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë, sot dalin me listën e deputetëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë e kësaj të fundit.

Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Për në ora 11:30 është paralajmëruar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.   

Pritet që sot kjo parti të dalë më listën e deputetëve që do të garojnë për këtë pozitë në këto zgjedhje.

(Kosova Sot Online)