Ky llogaritet të jetë njeriu më fatkeq në botë

  • 05 September 2019 - 10:37
Ky llogaritet të jetë njeriu më fatkeq në botë

Një klient është shokuar kur ka hapur një kuti me fasule të cilat i kishte blerë në market.

Steve Smith shpresoi të hante një vakt të shpejtë, por gjeti vetëm një kokërr fasule.

41-vjecari po kërkonte fasulet, por kutia e paketuar kishte vetëm salcë.

“U ktheva vonë nga një mbledhje dhe doja pak ushqim. Hapa kutinë dhe gjeta një kokërr fasule. E zbraza kutinë dhe gjeta vetëm një fasule. Mendova se është dicka qesharake, por më zemëroi”, tha ai.

Për të shuar urinë, ai u detyrua që të skuqte me shpejtësi një vezë.  

(Kosova Sot Online)