Vritet një 20 vjeçar me thikë

  • 05 September 2019 - 10:51
Vritet një 20 vjeçar me thikë

Një 20-vjeçar është vrarë me thikë në Bulqizë të Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje, rreth orës 10:00 në shëtitoren në qendër të qytetit shqiptar.

Nga raportimet e para bëhet e ditur që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, i cili ka shtyer në përdorimin e armëve të ftohta.

Autori i krimit është 22-vjeçari i identifikuar me iniciale F.K., për të cilin policia është vënë në ndjekje. Policia po punon për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)