Pasi pinë ujë në lumin Drin, një lopë ngordhë të tjerat sëmurën

  • 05 September 2019 - 11:52
Pasi pinë ujë në lumin Drin, një lopë ngordhë të tjerat sëmurën

Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë.

Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)