Zbardhen arsyet: Ja kush e kërkon burgosjen dhe dënimin e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut

  • 05 September 2019 - 14:12
Zbardhen arsyet: Ja kush e kërkon burgosjen dhe dënimin e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut

Sipas Badallajt, me shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit të Kosovës, dhe ndjekjen penale për tradhti kombëtare së bashku me Baton Haxhiun...

Analisti politik, Reshat Badallaj e vlerëson lartë qëndrimin e pa ndryshuar të shtetit gjerman sa i takon bisedimeve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje e cila do të normalizonte raportet mes dy vendeve dhe forconte paqen e stabilitetin në rajon dhe eliminonte çdo tentativë dhe ego për rishikim dhe ndryshimin e kufijve ekzistues në mes të shteteve.

Badallaj thotë se është një fat i mirë për Kosovën që shteti më me ndikim në BE, Gjermania, po mbetet avokati më i fuqishëm evropian në kundërshtimin e idesë kriminale Thaçi-Vuqiq për shkëmbimin e territoreve, dhe ky pozicionim i palëkundur është një grusht tjetër i vdekjeprurës politik e diplomatik kundër Hashim Thaçit dhe dy bashkëmendimtarëve të tij, Edi Ramës e Baton Haxhiut.

Image
Reshat Badallaj

“Hashimi i Brojës dhe Edvin kanabisi bashkë me kopilin spiunin e UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiun, duhet të dinë se kur fol Gjermania merre fund çdo gjë. Kjo bandë tregtarësh, po ashtu, harrojnë se Gjermania është ndër fuqitë e mëdha botërore dhe nuk bëhet asgjë pa këtë shtet. Një gjë është shumë e rëndësishme për këta matrapaz, se Gjermania ka filluar t´ia tregoj dhëmbët si ndodhi edhe me Edvin kanabisin dhe tash në radhë është Hashimi i Haxhi Brojes se do t´i zbardh të gjitha pazaret dhe matrapazllëqet e tyre të pista që bëjnë në të mirë të Serbisë dhe Rusisë dhe kundër interesave të Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Është shumë e qartë dhe është bërë e ditur me kohë se Gjermania nuk mundë të përqafoj dhe të përkrah këtë ide kriminale dhe atë kryekëput që e kanë për interesat të sllavo-ortodoksëve, për interesa të tyre personale që të bëhen miliarder dhe si t´i shpëtojnë Gjykatës Speciale”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Ai po ashtu ka thënë se shteti gjerman po e bënë të ditur se “Kosova nuk mundë të shitet pse ju digjet bishti këtyre gjarpërinjve helmues”, dhe këtë e bëri të ditur mirë e qartë deputeti gjerman në Prishtinë dhe në Beograd.

“Deputeti i nderuar i CDU-es zoti, Peter Beyer, nuk fol në emrin e Partisë së tij vetëm, por ky zotëri fol në emër të shtetit dhe të popullit Gjerman, prandaj, duhet të kenë në dijeni se kësaj bande kriminelësh i ka hasur sharra në gozhdë prandaj nuk do të kenë sukses”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Badallaj thotë se vetëm me gjetjen e arsyes për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit të Kosovës, dhe ndjekjen penale për tradhti kombëtare së bashku me Baton Haxhiun, hiqet nga tavolina edhe tema e bisedimeve me Serbinë përmes shkëmbimit të territoreve.

“Për të harruar këtë punë dhe për të ndejë Kosova rehat do të ishte mirë jo vetëm që të shkoj në theqafje kjo treshe ogurzezë e kanaleve të nëntokës, por Hashim zeza dhe ai këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu do të duhej urgjentisht të burgosen dhe të japin llogaridhënie për tradhti shtetërore dhe kombëtare sepse kjo bandë tradhtarësh shuplakë pas shuplake do të marrin nga miqtë tanë ndërkombëtar dhe përsëri nuk ndalen, sepse këtu po shihet se këta janë të ndërsyer nga Rusia dhe Serbia fashiste pa as më të voglin dyshim”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Reshat Badallaj.

(Kosova Sot Online)