Haradinaj ka një kusht për përballje televizive me rivalët politikë

  • 05 September 2019 - 15:16
Haradinaj ka një kusht për përballje televizive me rivalët politikë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit me kryetarët e partive politike nga Medvegja. I pyetur nga gazetarët nëse do të pranonte një debat televiziv me të nominuarit e partive për Kryeministër të Kosovë, Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë që të bëhen bashkë katër ose pesë mediume në mënyrë që ta mbulonin një debat të tillë.

Sipas Haradinajt, do të ishte e pamundur që të shkohet nëpër secilin medium për të debatuar me oponentët në prag të zgjedhjeve.

“Është mirë që të bëhen katër ose pesë media të Kosovës bashkë dhe ta kemi një debat sepse është e pamundur të shkojmë nëpër secilin medium. Do të ishte mirë ta kishim një debat të tillë midis kandidatëve për Kryeministër të Kosovës”.

“Është më rëndësi që qytetarët të dalin në zgjedhje. Gjithashtu edhe nga diaspora është më rëndësi që të votojë për shkak se një pjesëmarrje e tillë e legjitimon procesin zgjedhor”.

(Kosova Sot Online)