Haradinaj: Serbia po i diskriminon shqiptarët e Medvegjës

  • 05 September 2019 - 15:23
Haradinaj: Serbia po i diskriminon shqiptarët e Medvegjës

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e partive politike shqiptare, që garojnë në zgjedhjet e 8 shtatorit në Medvegjë.

Haradinaj ka thënë se si qeveri në dorëheqje do t’i adresojmë me kujdes shqetësimet e tyre, për faktin se shteti serb po e vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të këtij rajoni, duke i fshirë nga lista e votuesve si dhe nga adresat legale, në vendbanimet e tyre, me qëllim të mohimit të së drejtës së votës dhe pamundësimit të përfaqësimit të tyre në nivel komunal.

(Kosova sot Online)