Vdes një nga të plagosurit të Lagjia e Spitalit, pamje nga vendi i ngjarjes

  • 05 September 2019 - 15:54
Vdes një nga të plagosurit të Lagjia e Spitalit, pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Njëri nga katër personat e dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar, zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.

“4 persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekë nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë se nga të shtënat  në Lagjen e Spitalit në kryeqytet nuk ka asnjë viktimë.

Munishi i ka thënë media  se një person është në gjendje më të rëndë, derisa tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë.

“Rasti është plagosje. Një person është ne gjendje me të rende e nderkaq tre te tjere jane ne gjendje me te lehte”, ka thënë Munishi.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.   

Sot në orën 16:00 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë plagosur katër persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeit.

Ajo ka thënë se deri më tani kanë këto informacione dhe se për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë..

(Kosova Sot Online)