Plasin akuzat mes PAN-istëve, ja kënd e godet kryeministri në dorëheqje

  • 05 September 2019 - 16:20
Plasin akuzat mes PAN-istëve, ja kënd e godet kryeministri në dorëheqje

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë,  nuk është përmbajtur dhe ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e shtetit, përkundër që vet ishte në koalicion me PDK-në.

Sipas tij, PDK-ja duhet të japë përgjegjësi se si e ka sjell Kosovën në këtë gjendje.

“Për kapjen e shtetit janë përgjegjëse PDK dhe LDK, ata duhet me dhanë përgjegjësi se përse është kapur shteti. Unë jam bërë kryetar qeverie në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Ka ballafaqim për të gjithë ata nëse ka kaq shumë aktakuza”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)