Vdes një nga të plagosurit të Lagjia e Spitalit

  • 05 September 2019 - 16:22
Vdes një nga të plagosurit të Lagjia e Spitalit

Njëri nga katër personat e dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.

“4 persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekë nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu për media.